Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është shfaqur përsëri në një intervistë me Piers Morgan.
Intervista do të transmetohet këtë javë, njoftoi Morgan, i cili zhvilloi një intervistë 80-minutëshe me Ronaldon në shtëpinë e tij në Arabinë Saudite.
Megjithatë, disa pjesë të intervistës janë publikuar, përfshirë një bisedë rreth Lionel Messit, shkruan Klankosova.tv
Morgan citoi Wayne Rooneyn te Ronaldo, i cili tha se nuk e urrente Ronaldon, por se Messi ishte një lojtar më i mirë se ai.
Ronaldo u përgjigj: “Nuk kam problem me këtë deklaratë, por nuk pajtohem, unë jam më i mirë se Messi. Nuk do të përpiqem të jem modest”.
Ronaldo e ka fituar Topin e Artë pesë herë, duke qenë lojtari më i mirë në botë në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017.
Ai ka qenë nënkampion gjashtë herë (2007, 2009, 2011, 2012, 2015 dhe 2018).
Messi e ka fituar Topin e Artë tetë herë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023), dhe ka qenë nënkampion pesë herë (2008, 2013, 2014, 2016, 2017), çdo herë pas Ronaldos.

