Telenews

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

Viti 2026 i Cristiano Ronaldos hapet me një ndalesë të papritur që bën Al Nassr dhe përfaqësuesen portugeze që të dridhen.

Pavarësisht moshës 41 vjeçare që sapo i mbushi, ylli luzitan i futbollit i ishte drejtuar një kufiri legjendar; artë të 1000 golave të shënuar në karrierë dhe rekordit me 6 edicione të Kupës së Botës, por një problem fizik rrezikon që t’ia ndërpresë këtë rrugëtim.

Sirenat e alarmit u ndezën nga trajneri Jorge Jesus që e përkufizoi dëmtimin e pësuar nga Ronaldo në 28 shkurt si më të rëndë nga sa u parashikua. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan një dëmtim në tendinën e gjurit duke e detyruar yllin portugez të futbollit të udhëtojë me urgjencë për në Madrid për të nisur trajtimin me fizioterapistin e tij personal. Një trajtim specifik për të tentuar një rikuperim në kohë rekord dhe për të mos kompromentuar një sezon që për të mbetet historikisht vendimtar.

 

Të ngajshme

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj

Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

Rrezarta Ramaj

Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

Valjeta Turkaj