Telenews

Ronaldo vendos dy rekorde për 45 minuta

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka vendosur dy rekorde pas golave të shënuar në pjesën e parë ndaj Uzbekistanit.

Ronaldo u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës të martën. 
Ronaldo fillimisht barazoi rekordin e Eusebios me golin e minutës së gjashtë, ndërsa me golin e dytë të minutës së 39-të u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë me dhjetë gola në Kupa të Botës, në paraqitjen e tij të 230-të. Ai theu rekordin e legjendës portugeze, Eusebio. 

Ronaldo 41-vjeçar ka 975 gola në karrierë.

Ronaldo është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një Kupë Bote, pas sulmuesit kamerunas, Roger Milla, i cili ishte 42-vjeçar kur shënoi në Botërorin e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ronaldo u përgjigjet kritikëve me dy gola. Ai u kritikua për paraqitje të zbehtë në barazimin 1:1 të Portugalisë kundër Kongos në ndeshjen e parë.

Ronaldo dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, janë aktualisht të vetmit lojtarë në histori që paraqiten në gjashtë Kupa të Botës.

Ky mund të jetë Botërori i fundit për Ronaldon, i cili e fitoi Evropianin me Portugalinë në vitin 2016 dhe ligën e Kampionëve pesë herë me Manchester Unitedin dhe Real Madridin.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi