Telenews

Rozana Radi thyen heshtjen për raportin me Gjestin

rozana-radi-thyen-heshtjen-per-raportin-me-gjestin

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve të saj në Instagram përmes një rubrike pyetje-përgjigje, ku njëra ndër pyetjet që mori më shumë vëmendje kishte të bënte me marrëdhënien e saj me Gjestin.

Ndjekësit ishin kureshtarë të dinin nëse dyshja kishin ruajtur kontakte pas përfundimit të spektaklit, pasi marrëdhënia e tyre u la e paqartë dhe në heshtje që nga dalja nga shtëpia e famshme.

Rozana nuk ngurroi të ishte e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë në përgjigjen e saj, duke thënë:

Foto: Rozana Radi / Instagram

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as ai nuk më ka mua. Nuk kemi asnjë lloj kontakti”.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit apo kontaktit, artistja tregoi maturi në qëndrimin e saj:

“E uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në të gjitha gjërat që po bën, ashtu siç ia kam uruar përherë”, deklaroi artistja.

Të ngajshme

Shkurta e “kallë” shtëpinë e Big Brotherit qysh në ditën e parë, i godet fortë krejt vajzat e shtëpisë

KushtrimGuraj

Bebe Rexha publikon video duke kërcyer dhe bërë lëvizje provokuese jashtë në shi

KushtrimGuraj

Adelina Spahija, këngëtarja që ndez skenën e dasmave

KushtrimGuraj