Telenews

Rrahet polici në Prishtinë

 

 

Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke e drejtuar motoçikletën është ndalur nga policia e ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, teksa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë  07.05.2024-14:40.  I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar  motoçikletën,  është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos  i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal –

KushtrimGuraj