Telenews

Rrahja brutale në hapësirat e RTK-së ndodhi për arsyje banale

 


Sonte u raportua për një përleshje fizike që ndodhi në bufenë e RTK-së e që dyshohet se eskaloi pas një mosmarrëveshje momentale mes një punëtori të televizionit dhe një kamerieri.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia tashmë, ndërkohë që është zbuluar se kush është i dyshuari.

Personi që u përfshi në këtë rrahje brutale është Mirsad Bajraktari, inxhinier i Teknikës, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Bajraktari po dyshohet se u kap me viktimën duke e akuzuar se ia kishte vonuar porosinë (një kafe) dhe aty ka nisur përleshja brutale, ku për pasojë i ka shkaktuar frakturë në hundë.
Nga Policia e kanë konfirmuar incidentin për Sinjalin dhe kanë bërë me dije se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48h” – thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj