Telenews

Rrahje mes taksistëve në Prizren, njëri përfundon në spital e tjetri në Polici

Mosmarrëveshjet mes taksistëve nëpër rrugët e vendit janë goxha të shpeshta dhe kryesisht lidhen me punën që ata bëjnë. Zënkat për motive të ndryshme i shtyjnë ata të përfshihen edhe në përleshje dhe për pasojë futen në sherr me Policinë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën pasdite në Prizren.

Burimet kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, ku janë përfshirë dy taksistë, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit I.H., dhe A.Th., fillimisht kanë pasur një konflikt verbal që eskaloi në përdorimin e thikës, ashtu që i dyshuari i parë e ka goditur të dyshuarin e tyre, dukë i shkaktuar lëndime trupore.

Posa rasti është denoncuar, kanë intervenuar njësitë policore në vendin e ngjarjes, prej ku i dyshuari që u sulmua është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Thika që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari kryesor është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngajshme

Moti për sot

Donat Hashani

Sot ngjarje e rëndësishme mes Qeverisë kosovare dhe asaj maqedone

Donat Hashani

Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, deputetja e LDK-së paralajmëron diçka të ashpër për bordin

Donat Hashani