Telenews

Rrahje në Kardiologji të QKUK-së: Fisnik Veliu deklaron se është goditur me grusht nga Artan Ahmeti

Kardiologu dhe shefi i njësisë koronare në Klinikën e Kardiologjisë dr. Artan Ahmeti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij dr. Fisinik Veliu.

Së paku kështu po pretendon ky i fundit i cili ka deklaruar për Gazetën Shneta se është goditur me grusht nga Ahmeti.

“Unë e kam dërguar pacientin në sallë duke mos e ditur se ai është caktuar zv.drejtor meqë drejtori ishte në gjykatë për rastin stenta. Ai (Artani) donte që ta trajtontë para meje një pacient tjetër dhe unë u pajtova por kërkova që ai të sqaronte familjarët. Ai e shtyri pacientin tim jashtë sallës në sy të familjarëve dhe unë pasi e mbylla derën ai doli dhe me goditi me grusht.

Kam marr ndihmë mjekësore në Emergjencë dhe rastin e kam denoncuar në Policinë e Kosovës. E kam njoftuar edhe drejtorinë e SHSKUK-së”, ka deklaruar Veliu.

Krejt këtë ngjarje e ka mohuar kardiologu Ahmeti. Mirëpo, ai ka thënë se nuk është e vërtetë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj