Telenews

Rrahje në një lokal në Mitrovicë të Veriut, një burrë dhe grua, shtetas të Serbisë përfundojnë në spital

Një rrahje ka ndodhur në një lokal në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka bërë të ditur se një burrë dhe grua, shtetas të Serbisë përfundojnë në spital, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Pas pranimit të një informate për një rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë hasur dy viktimat, një mashkull shtetas i Serbisë dhe një femër shtetase e Serbisë. Viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive politike, shkak ngërçi

KushtrimGuraj

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj