Tre persona janë rrahur mes vete të dielën në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit policor, dyshohet se viktima është sulmuar me thikë, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

