Futbollisti i Rapid Bukureshit, Albion Rrahmani po vazhdon të shfaq formën fantastike në fushën e gjelbër. Pas sukseseve të pandalshme, Rrahmani është pyetur për Kombëtaren e Kosovës.
Ai ka shprehur gatishmëri të pakusht, për t’i shërbyer kombëtares me talentin e tij.
“Unë do të jem gati gjithmonë për Kombëtaren e Kosovës. Edhe 100 herë me m’thirr edhe mos me më fut në lojë unë prapë do jem në grumbullim,” tha sulmuesi në “Dueli Ditor” .
Rrahmani mes paraqitjes tejet të suksesshme vitin e kaluar, pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Andorrës, që e la jashtë fushës për disa kohë për t’u rikthyer në fillim të këtij viti.