Telenews

RRËFIMET E PUNËTOREVE, EMRI I KOMPANISË, SHKAKTARËT QË ÇUAN NË DJEGIEN E OBJEKTIT: DETAJE PËR GJITHÇKA QË NDODHI NË FUSHË KOSOVË

Ani pse u raportua se bëhej fjalë për një kompani derivatesh, objekti i djegur në Fushë Kosovë, është pronë e një kompanie që prodhon faculeta.
Objekti siç bëhet e ditur për tëvë1, është i kompanisë “Morina Group”, e në kuadër të kësaj kompanie, janë edhe fabrikat për prodhimin e faculetave “Fiolla” dhe “Alba”.
Në momentin kur ka shpërthyer zjarri, brenda objektit kanë qenë dy punëtore, të cilat kanë shpëtuar mrekullisht.
Ato kanë dhënë rrëfimet e tyre për tëvë1, derisa rrëfimet e tyre do t’i publikojmë pas pak kohe.
Të dyja ato (punëtoret e kompanisë), thonë se dyshimet e para janë që zjarri u shkaktua nga energjia elektrike.
Ato ankohen edhe në ekipet e zjarrfikësve, për të cilat thonë se janë vonuar për të arritur në vendngjarje, më shumë se 30 minuta.
Tëvë1, përveç rrëfimit të tyre, do ju sjell edhe detaje për gjithçka që ka ndodhur në këtë rast.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një  objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë.Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit.Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
 

Të ngajshme

Kica-Xhelili e ashpër ndaj Albulena Haxhiut

Miftar Zejnullahu

AGK: Sulmet ndaj gazetarëve janë rritur në vitin 2022

Miftar Zejnullahu

Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale

Miftar Zejnullahu