Telenews

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si të kesh më shumë energji gjatë ditës

rregulli-“3×3”-qe-po-ben-namin-ne-tiktok:-si-te-kesh-me-shume-energji-gjate-dites

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si të kesh më shumë energji gjatë ditës

A e nis ditën plot energji, por pa e kuptuar, ka ardhur pasditja dhe ndihesh e lodhur, e dehidratuar dhe pa energji? Nuk ke pirë ujë sa duhet, nuk ke lëvizur pothuajse fare dhe duket sikur dita po të ikën nga duart?

TikTok mendon se ka një zgjidhje dhe quhet “rregulli 3×3”.

Ky trend u bë viral falë @fit.abbie, e cila tregon se 3 veprime të vogla para mesditës mund të kenë ndikim të madh në energjinë dhe mirëqenien tonë.

“Para orës 12:00, unë bëj 3,000 hapa, pi një të tretën e sasisë ditore të ujit dhe konsumoj 30 gram proteina”, tha ajo.

“Nëse bën këtë çdo ditë, do të ndihesh më në formë, më i/e shëndetshme dhe më i/e lumtur.”

Kjo ide u përhap me shpejtësi në rrjet dhe fitoi miliona shikime, me shumë përdorues që e përshkruajnë si një metodë “të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive”, duke e përshtatur sipas stilit të tyre të jetesës.

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si

Pse funksionon rregulli 3×3?

Sipas trajneres personale dhe nutricionistes Kristina Turnure, kjo metodë prek tre zakone që shumë njerëz i anashkalojnë në mëngjes:

mungesën e proteinave,

dehidratimin,

dhe mungesën e lëvizjes.

“Është një metodë e thjeshtë, fleksibile dhe të ndihmon të kesh energji për pjesën tjetër të ditës,” shpjegon Turnure.

Si funksionon konkretisht rregulli 3×3?

3,000 hapa para mesditës

Një shëtitje e shpejtë në mëngjes të ndihmon jo vetëm të arrish qëllimin ditor të lëvizjes (zakonisht 8,000–10,000 hapa), por gjithashtu ul stresin, përmirëson gjumin dhe rrit qartësinë mendore, falë edhe ekspozimit ndaj dritës natyrore.

30 gram proteina në mëngjes

Proteina ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak, mbajtjen e masës muskulore dhe parandalimin e lodhjes gjatë ditës. Mund ta marrësh nga vezët, kosi grek, drithëra me proteina, etj.

1/3 e sasisë ditore të ujit

Për të qëndruar i/e hidratuar, nuk është nevoja ta pish të gjithë ujin e ditës në darkë. Duke filluar që në mëngjes me hidratimin, nxit tretjen, rrit energjinë dhe shmang dehidratimin e ngadaltë, që shpesh kalon pa u vënë re.

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si

Nuk është nevoja ta bësh këtë çdo ditë në mënyrë perfekte. Turnure thotë:

“Çdo ditë është një mundësi për t’u përmirësuar qoftë edhe 1%. Nëse sot nuk të bëhet të ecësh apo të hash mëngjes, thjesht pi pak ujë, merr një snack të shëndetshëm dhe provo përsëri nesër.”

Pra, edhe nëse nuk e realizoni menjëherë, mos u demoralizoni.

Të ngajshme

Vlerat e manganit në liqenin e Badocit, IKSHPK del me rekomandimet e fundit

Donat Hashani

Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

Valjeta Turkaj

S’keni vend në banesë? Tetë truke të zgjuara për të ruajtur veshjet sezonale pa rrëmujë

Erzana Fazliu