West Ham United është duke këmbëngulur për transferimin e Armando Brojës.
Sipas “Sky Sports”, klubi anglez ka bërë dy oferta në 24 orët e fundit dhe njëra është dërguar te Chelsea për sulmuesin shqiptar.
Oferta e West Hamit për Brojën thuhet se është rreth 35 milionë euro. Chelsea nuk ka vendosur ende, pasi ka edhe disa klube tjera të interesuara.
20-vjeçari momentalisht është i grumbulluar me “Blutë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fazën para-sezonale.
Oferta tjetër prej 38 milionë eurosh e “Çekanëve” raportohet se është dërguar te Lille për mesfushorin, Amadou Onana.

