Më 28 Nëntor 2025, “Vrapimi i Nëntorit” rikthehet për të pestin vit me radhë, duke mbledhur rreth 500 vrapues nga Kosova, të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, në një ngjarje që bashkon sportin, historinë dhe identitetin kombëtar.
Eventi zhvillohet në Prekaz, vendin e sakrificës dhe krenarisë kombëtare, pikërisht në Ditën e Flamurit, aty ku ndjenja e lirisë dhe simbolika historike janë më të forta se kurrë.
Organizuar nga Nomad Kosova, gara përshkon shtigjet e Drenicës, duke e shndërruar ditën në një përjetim të fuqishëm sportiv dhe emocional.
Pjesëmarrësit do të garojnë në dy distanca:
• 11 km – KUQ
• 28 km – ZI
Kategoritë janë konceptuar që të përfshijnë të gjithë nga vrapuesit e rinj e deri te atletët me përvojë duke sjellë sfidë, emocion dhe frymë bashkimi.
“Vrapimi i Nëntorit është më shumë se një garë është nderim, mirënjohje dhe bashkim kombëtar. Më 28 Nëntor vrapojmë në Prekaz, në tokën e lirisë, bashkë me shqiptarë nga çdo trevë”, u shpreh Valdete Qollaku, oraganizatore e gares
Misioni i eventit:
Nderimi i Flamurit Kombëtar
Festojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Përkujtojmë daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë në skenë
Nxitja e turizmit malor dhe kulturor në Drenicë
Përveç garës, pjesëmarrësit do të shijojnë atmosferë festive, medalje për të gjithë finisherët, pako pjesëmarrjeje dhe mikpritje tradicionale.
Regjistrimet janë të hapura: https://e.tiks.app/e/42b2ef36-c842-4b37-b29b-9303b7c7a2e7

