Në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kabllo elektrike kanë rënë në tokë, duke krijuar rrezik të madh për kalimtarët dhe automjetet që po qarkullojnë.
Sipas pamjeve që shihen, veturat po i shkelin kabllot, ndërsa ende nuk ka ndërhyrë asnjë ekip emergjent për t’i larguar ato nga rruga.