Telenews

Rreziku nga zjarret, Komuna e Prishtinës apel qytetarëve: Mos hidhni mbeturina dhe cigare

Komuna e Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina, cigare të ndezura, shishe të qelqit dhe të plastikës, sepse mund të jenë burim i zjarrit.

Kjo kërkesë drejtuar qytetarëve ka ardhur si rezultat i parashikimeve meteorologjike dhe temperaturave të larta.

Ndër të tjera në njoftimin e Komunës thuhet që banorët të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave, cigareve apo shisheve të qelqit, me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret.

“Sipas parashikimeve meteorologjike dhe si rezultat i temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë ju apelojmë të keni kujdes të shtuar me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pronave, kafshëve dhe ambientit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se edhe zjarrëveniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.

Të ngajshme

Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Erzana Fazliu

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Valjeta Turkaj

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

Erzana Fazliu