Telenews

Rrëzohet avioni amerikan në oqean, në bord ishin 8 ushtarakë

shba-denon-sulmet-ruse

 

 

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor.

Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni.

Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean.

Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar për këtë incident, raporton REL.

Rrëzimi i avionit amerikan vjen pasi një avion i po të njëjtit lloj ishte rrëzuar në veri të Australisë në gusht, duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit nga 23 sa ishin në bord. Avioni Boeing MC-22B Osprey ishte rrëzuar në ishullin Melville, në Australi, gjatë një stërvitjeje ushtarake./Telenews/

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani