Telenews

Rrezon Elezaj, talenti 17-vjeçar nga Kosova, luan sot në finalen e madhe të Ligës Turke BGL

Rrezon Elezaj, një prej emrave më premtues të basketbollit nga Kosova, do të zbresë sot në parket për të luajtur në finalen e madhe të Ligës Turke për të rinj (Basketbol Gençler Ligi – BGL). Vetëm 17 vjeç, Rrezoni ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin e tij, duke zhvilluar plot 51 ndeshje në kampionat dhe duke dhënë një kontribut të madh për arritjen në këtë fazë të rëndësishme të garës.

Në gjysmëfinale, skuadra e tij arriti të mposhtë ekipin “Alia Petkin” me dy fitore radhazi, duke siguruar një vend të merituar në finalen e kompeticionit. Rrezoni ka treguar lojëra të pjekura dhe me shumë përgjegjësi, duke u bërë një prej lojtarëve kyç të ekipit të tij.

Sukseset për djaloshin nga Peja nuk kanë të ndalur. Ai tashmë është pjesë e përfaqësueses turke të basketbollit dhe në këtë finale futet si nënkampion bote me ekipin U17, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në kampionatin botëror për të rinj. Rrezoni ka marrë vëmendjen e shumë ekspertëve të basketbollit në Turqi dhe më gjerë, për shkak të performancave të tij konsistente dhe disiplinës së lartë sportive.

Përveç suksesit në BGL dhe pjesëmarrjes me kombëtaren turke U17, Rrezon Elezaj është edhe në pritje të një ftese tjetër të rëndësishme – asaj për kualifikimet e kampionatit evropian për grupmoshën U18. Kjo është një tjetër dëshmi se karriera e tij është në ngjitje të vazhdueshme.

Në një prononcim para finales, Elezaj është shprehur tejet optimist dhe i motivuar për ndeshjen e sotme. Ai premton se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën e tij të arrijë triumfin dhe gjithashtu thekson se synon të vazhdojë të jetë një shembull i mirë i një kampioni të ri, me punë, përkushtim dhe përulësi.

Rrezoni mbetet një prej emrave më të ndritur të sportit kosovar jashtë vendit, dhe një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre sportive. /Telenews.al/

Të ngajshme

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët përfitojnë nga 1 qershori

KushtrimGuraj

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

KushtrimGuraj