Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve të rënda që ka pranuar nga një sulm fizik të enjten në mbrëmje.
Imami Berisha është rrahur në xhaminë ku ushtron detyrën e tij në fshatin Lupç, ka raportuar portali Indeksonline të premten.
Siç raporton Indeksonline, imami është goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ka raportuar mediumi.
Nuk dihen ende motivet e sulmit ndaj imam Berishës.
Policia e Kosovës, e kontaktuar nga Telenews.al, ka thënë se së shpejti pritet të dal me njoftim zyrtar për rastin.