Telenews

Rita Ora në stilin e Marilyn Monroe, merr vëmendjen me paraqitjen e veçantë ndërsa sjell një version të ri të “All Natural”

rita-ora-ne-stilin-e-marilyn-monroe,-merr-vemendjen-me-paraqitjen-e-vecante-ndersa-sjell-nje-version-te-ri-te-“all-natural”

Rita Ora në stilin e Marilyn Monroe, merr vëmendjen me paraqitjen e veçantë ndërsa sjell një version të ri të “All Natural”

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi mbresëlënëse nga një paraqitje e fundit, duke sjellë jo vetëm elegancë, por edhe energji artistike.

Në postimin e saj në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se ka mbajtur një “performancë surprizë”, duke i befasuar fansat me një version të ri të këngës së saj të fundit.

“Performancë surprizë! E adhuroj këtë version të ri të ‘All Natural’ (dëgjojeni në sliden e fundit)”, – ka shkruar ajo në mbishkrimin që shoqëronte fotot.

Në fotografitë e publikuara, Rita shfaqet mahnitëse me një pamje glamuroze, frymëzuar nga stili klasik i viteve ‘50: flokë të valëzuar, grim elegant me ‘eyeliner’ të theksuar dhe buzë rozë të buta.

Ajo ka zgjedhur një mantel të zi elegant, të kombinuar me geta ngjyrë vjollcë të ndezur dhe këpucë me taka të larta, një përzierje e guximshme që tërheq vëmendjen dhe thekson stilin e saj unik.

Të ngajshme

Enca Haxhia feston 30-vjetorin me një super festë plot shkëlqim dhe stil!

KushtrimGuraj

“Përshesh” është kënga e re nga Ronela, Lyrical Son e Mc Kresha

KushtrimGuraj

Kylie Jenner tregon trupin e tonifikuar me veshje sportive

KushtrimGuraj