Telenews

Rriten pritjet në Merdarë arrijnë në kaq orë në Merdare dhe kaq orë te Dheu i Bardhë

Vazhdojnë të zgjaten pritjet e kolonat në dalje të pikë kalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sidomos në Merdarë e Dheun e Bardhë.

Pritjet në mesditën e sotme në dalje të Pikë Kalimit Kufitar Merdare kanë arritur deri në katër orë e kolona deri në 2 kilometra.

Derisa tre orë pritjet janë në dalje të Pikë Klaimit Kufitare Dheu i Bardhë e kolona 2 kilometra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuiftar e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të QKMK-së në dalje të Pikë Kalimit Kufitar Mutivodë pritjet janë deri në 90 minuta e kolona 200 metra.

Pastaj në dalje të Jarinjes pritjet janë deri 30 minuta e kolona 100 metra dhe në dalje të kufirit në Muçbabë pritjet janë deri 30 minuta e kolona 200 metra.

Ndërsa në dalje të pikëe kalimeve tjera kufitare nuk ka pritje e kolona.

 

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani