Telenews

Rriten rastet me kancer në Kosovë, deri në shtator 1500 raste të reja

Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë.

Që nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti janë regjistruar 1 mijë e 500 raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive.

Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.

Kurtishi thotë se ka rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar.

Ai deklaron se me kancer të gjirit tek femrat janë 335 raste të reja, ndërsa tek meshkujt tek kanceri i mushkërive janë 195 raste.

“Deri në fund të shtatorit janë regjistruar në Klinikën e Onkologjisë 1500 raste të reja me kancer. Kemi rritje të lehtë, në krahasim me vitin e kaluar me periudhën e njëjtë. Dominon kanceri i gjirit me 335 raste të reja tek femrat dhe kanceri i mushkërive me 195 raste tek meshkujt”,u shpreh Kurtishi.

Kurtishi ka treguar edhe moshën më të prekur nga kjo sëmundje.

“Mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç me një dominim të vogël të meshkujve”, tregoi Kurtishi.

Mungesë të barnave aktualisht në klinikën e Onkologjisë nuk ka, thotë Kurtishi.

“Klinika ka mjaftueshëm barna nga lista esenciale për mjekimin e sëmundjeve malinje në Kosovë, por normalisht me aprovimin e përdorimit të barnave të reja nga EMA dhe OBSH edhe nevojat për ato barna në Kosovë shtohen”, theksoi Kurtishi.

Kurtishi potencoi se gjatë këtij viti vetëm tri raste u është rekomanduar trajtimi jashtë vendit.

“Vetëm 3 raste janë dërguar për trajtim jashtë për mjekim edhe atë 1 rast pa implikime buxhetore të MSH-së dhe 2 raste me probleme specifike trurore”,përfundoi Kurtishi për “Front Online.

Ndryshe, tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Të ngajshme

Hekuri dhe vitamina C: A është kombinimi i tyre i nevojshëm?

KushtrimGuraj

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Valjeta Turkaj

Zgjohuni më herët që të luftoni depresionin

Erzana Fazliu