Telenews

Rritet interesimi i kompanive në Evropë për punëtorë të kualifikuar në Kosovë

 

 

Kosova po bëhet vend tërheqës për punëtorë të kualifikuar nga kompanitë e ndryshme të Evropës.

Ka shënuar ngritje numri punëdhënësve nga shtetet e ndryshme të Evropës që po kërkojnë punëtorë në vendin tonë, përmes konkurseve elektronike.

Numri i shpalljes së konkurseve të punës nga kompanitë private dhe institucionet e ndryshme publike në Kosovë, po ashtu po shënon vazhdimisht rritje.

Alidemaj thekson se shpallja e konkurseve përmes portaleve dhe webfaqeve të ndryshme e kanë përmirësuar situatën me punësim, ngase sipas tij falë teknologjisë dhe rrjeteve sociale njerëzit kanë mundësi shumë më lehtë të aplikojnë për një vend pune.

Ndërsa, sociologia Dhurata Prokshi thekson se pavarësisht rritjes së numrit të shpalljes së konkurseve, sektori privat ende vazhdon të ngec në përmirësimin e kushteve të punës, ngritjes së standardeve dhe zbatimin e kontratave për të drejtat e punëtorëve.

Viteve të fundit, tregu i Kosovës është përballur me mungesa punëtorësh, sidomos sektori privat.

Të ngajshme

Mbytet një person në plazhin e Velipojës

Donat Hashani

Safet Gjici dënohet me kaq vite burgim

Donat Hashani

Kryeziu kundërshton KQZ-në për heqjen e sprejit në gishta me rastin e zgjedhjeve

Donat Hashani