Telenews

Rritet numri i punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë, por edhe në Gjermani

Jo rrallë herë punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë përballen me aksidente në vendin e punës.

Megjithatë, kosovarët ndërtimtarinë e kanë goxha opsion të preferuar për të punuar.

Sipas një grafikoni që ka publikuar një Instituti GAP del që numri i kosovarëve që punojnë në këtë sektor në Kosovë është rritur vitet e fundit.

Nga afro 40 mijë sa ishin në vitin 2021, deri në qershor të 2023-ës, numri i tyre ka shkuar në afro 47 mijë.

Por, jo vetëm në Kosovë.

Numri i kosovarëve që punojnë ndërtimtari është rritur edhe në Gjermani.

Nga rreth 23 mijë në 2019-ën, tash kjo shifër është më e lartë për10 mijë punëtorë më shumë, që në total janë afro 33 mijë.

Këtë fluks të kosovarëve për të shkuar në Gjermani, e për të punuar ndërtimtari, e shpjegon sociologia Bukurie Rrustemi.

“Mund të konsideroj që arsye kryesore mund të jetë, mos siguria për fëmijët e tyre dhe familjet e tyre, për një sistem më të mirë të shoqërisë se tyre, sistem të arsimit me të mirë për fëmijët e tyre, sistem më të mire të shëndetësisë, me pensione dinjitoze”, ka deklaruar Bukurie Rrustemi, Sociologe 

Por, a rrezikon sektori i ndërtimtarisë që të mbes pa punëtorë, tregon drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqit.

Momentalisht në Kosovë, një ditë pune e punëtorit të ndërtimtarisë paguhet mes 30 dhe 50 euro, Skënder Krasniqi, Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës.

 

source

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi