Telenews

Rritet numri i rasteve me Covid-19 në vend, IKSHPK me thirrje për qytetarët

MSh dhe IKSHPK ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maska në vende të mbyllura dhe të vaksinohen, shkak rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit,.

“Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

Të ngajshme

BQK organizoi aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut, duke promovuar solidaritetin dhe përgjegjësinë institucionale

Yllka Gashi

Zemra nuk pret, IKSHPK-ja me thirrje për kontrolle në Ditën Botërore të saj

Yllka Gashi

SHSKUK-ja ndan mbi 1.2 milionë euro për barna për kancer dhe sëmundje të tjera

Yllka Gashi