Telenews

Rritet numri i turistëve në Kosovë gjatë korrikut

rritet-numri-i-turisteve-ne-kosove-gjate-korrikut

Në korrik 2025, Kosova priti mbi 77 mijë vizitorë në hotele, 35% më shumë se një vit më parë, shumica prej tyre nga jashtë vendit.

Kosova ka shënuar një rritje të dukshme të vizitorëve në hotelet e saj gjatë muajit korrik 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i përgjithshëm i vizitorëve arriti në 77 mijë e 481, prej të cilëve 34.4% ishin vendorë, ndërsa 65.6% të huaj.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, kur ishin regjistruar 57 mijë e 447 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 34.9%. Edhe qëndrimet e tyre nëpër hotele kanë shënuar rritje.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 168 mijë e 202, prej tyre 36.2% nga vendorët dhe **63.7% nga të huajt”, thuhet në komunikatën e ASK-së gjatë publikimit të Statistikave të Hotelerisë për muajin korrik 2025.

Rajoni i Pejës prin për nga numri i vizitorëve të brendshëm, me 9 mijë e 208 vizitorë dhe gjithsej 25 mijë e 734 net-qëndrime, duke e bërë atë destinacionin më të preferuar nga qytetarët e Kosovës.

Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar ngritje të ndjeshme. Krahasuar me periudhën paraprake (korrik 2024), ka pasur rritje të tyre për 33.3%. Në total, vizitorët e jashtëm arritën në 50 mijë e 825. Sipas të dhënave, më së shumti turistë kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, duke reflektuar lidhjet e forta të Kosovës me rajonin dhe diasporën.

Të ngajshme

Një 80-vjeçare u mashtrua në internet nga një astronaut i rremë që pretendonte se kishte ngecur në hapësirë

KushtrimGuraj

KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije

Valjeta Turkaj

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

Erzana Fazliu