Telenews

Rritet numri i viktimave nga sulmi në shkollën e Grazit – Shkon në 11 të vdekur

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi tragjik që ndodhi të martën në mëngjes në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.

Viktima e 11-të ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, nga 12 persona të tjerë të plagosur, nëntë raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Autori i sulmit, një 21-vjeçar austriak, e ka përfunduar aktin e dhunshëm duke kryer vetëvrasje në një nga tualetet e shkollës.

Sipas gazetës austriake Krone, gjatë kontrollit në shtëpinë e sulmuesit në lagjen Graz-Umgebung, autoritetet kanë gjetur një shënim vetëvrasjeje, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e motivit të këtij akti.

Në shenjë zie dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre, Austria ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa të gjitha festimet publike janë anuluar ose shtyrë.

Të ngajshme

Grabitje në Prishtinë, një person dyshohet se vodhi një shumë të hollash në një lokal

Erzana Fazliu

Ndalet për dy ditë qarkullimi i trenave në Kosovë – Grevë për shkak të pagave

Valjeta Turkaj

Gjykata vendos përfundimisht – s’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

Valjeta Turkaj