Telenews

Rroga e 13-të mobilizon sindikatat e ndërmarrjeve publike, paralajmërohen protesta

Ndarja e pagës së 13-të për zyrtarët publik por jo edhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike, ka aktivizuar sindikatat, që kanë listuar kërkesat e tyre për institucionet e nivelit qëndror. Gjithashtu, janë paralajmëruar edhe protesta e greva.

Fillimisht kërkesat ua drejtuan veç me shkrim.

Por kur s’morën përgjigje tash po i japin zë padrejtësisë që pretendojnë se iu bë.

Sindikata e Re e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës të enjten mbajti konferencë para qeverisë duke kërkuar ekzekutimin e pagës së 13-të edhe për ta.

“Punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës janë revoltuar për shkak se na kanë anashkaluar, punëtorët të cilët japin energjinë e bëjnë shtetin të punojë me energji në mënyrë që shteti janë të funksionojë sa më mirë”, ka thënë Xhelal Jashari, kryetar i Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut.

Kritik ndaj qasjes së qeverisë qe edhe nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica.

“Këta ose e komentojnë ligjin sipas dëshirës ose me të vërtetë janë të padijshëm sepse t’i thuash një veterani që punonë në KEK nuk të takon paga e 13-të edhe pse je ndërmarrje publike vetëm këtu ndodh”, ka thënë Llumnica.

Të ngajshme

Hargreaves takon studentët kosovarë pas studimeve në Britani: Janë kthyer me aftësi unike

KushtrimGuraj

Konjufca: Kosova dënon sulmet e Iranit dhe mbështet thirrjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

KushtrimGuraj

Çitaku-Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat

KushtrimGuraj