Telenews

Rritja ekonomike bie nën 4%, shuhet “pragu i artë” i Kurtit

Në kohën kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e paraqiste rritjen ekonomike mbi 4 për qind si tregues të stabilitetit dhe suksesit të qeverisjes, të dhënat e fundit nga Banka Botërore e rrëzojnë këtë pretendim. Raporti “Punësimi dhe Mirëqenia – Përditësimi Ekonomik i ECA (Vjeshta 2025)” tregon se Kosova pritet të ketë vetëm 3.8 për qind rritje gjatë këtij viti – më pak se “pragu i artë” që Kurti e kishte kthyer në simbol politik.

Në secilën paraqitje, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, fliste me një mburrje të çuditshme se si “nuk biem nën 4 për qind” në rritjen ekonomike, ndonëse një normë e tillë mbetet e zbehtë dhe larg performancës krahasuar me vitet para-pandemike.

Por absurdi nuk mbaron këtu: Kurti e dha së fundi si “sukses qeverisës” madje edhe projeksionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin parashikohet ngadalësim i dukshëm në raport me vitin 2024.

Poshtë pragut 4%

Raporti i fundit i Bankës Botërore,“Punësimi dhe Mirëqenia – Përditësimi Ekonomik i ECA (Vjeshta 2025)” parashikon se Kosova do të ketë vetëm 3.8% rritje ekonomike në vitin 2025. Pra, poshtë 4 përqindëshit.

Nëse rezulton e tillë, kjo do të ishta performanca më e dobët e Kosovës në tri vitet e fundit, në të cilat poashtu Kosova pati rritje tejet modeste krahasuar me disa nga vitet paraprake.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, raportit të të cilit Kurti dhe Murati i referohen si “dëshmit e suksesit të qeverisë”, parashikon vetëm 3.9 %, sërish nën pragun që Kurti e ka kthyer në slogan.

Ja çka deklaronte Kurti së fundmi:

“Në katër vjetët e fundit mesatarja e rritjes ekonomike ka qenë 6 për qind, pa rënë asnjëherë nën 4 për qind. Në çerekun e dytë sivjet është 4.58 për qind. Do të thotë edhe më tutje nuk biem nën 4 për qind, ta shohim tash si do të jetë raporti për çerekun e tretë sivjet. Por deri tash është mirë. Raportet ndërkombëtare neve na përgatisin edhe më shumë, por natyrisht që tash për tash shifrat tregojnë se nuk ka vend për brengosje”, tha Kurti.

Në anën tjetër, deputeti Hekuran Murati e çoi përpjekjen e manipulimit në një nivel tjetër.

Duke anashkaluar faktin që projeksionet ndërkombëtare parashikojnë rënien e ndjeshme të rritjes, ai preferoi ta krahasojë Kosovën me fqinjët për të krijuar përshtypjen e “lidershipit rajonal”:

“Sipas raportit më të fundit të FMN-së, Kosova edhe sivjet do ta ketë rritjen ekonomike më të lartën në rajon.” – shkroi ndër të tjera ai. Kjo, sipas tij, “dëshmon se politikat e Qeverisë Kurti funksionojnë, dhe njëkohësisht demanton të gjithë ata që prognozonin të kundërtën”, raporton Nacionale.

Projeksionet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare – FMN-ja dhe Banka Botërore – parashikojnë një rritje të BPV-së prej vetëm rreth 3.8–3.9% në periudhën 2025–2027 për Kosovën. Numra të tillë shënojnë disa nga projeksionet më të këqija për Kosovën ndër vite.

Viti 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025* 2026* 2030*
Kosova — rritja reale e PBB-së (%) 4.8 4.8 3.4 4.8 -5.3 10.7 4.3 4.1 4.6 3.9 4.0 3.9
Burimi: fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në periudhën para pandemisë (2012–2019), Kosova kishte vite të njëpasnjëshme me rritje reale mes 4–5%, madje disa mbi 4.5%.

Pra, përveç që qe nga 2022-ta, ritmi i rritjes reale ka stagnuar në nivelin e 4 përqindëshit, projeksionohet që Kosova të mos arrij madje as këtë prag në vitin 2025.

Të ngajshme

Polici serb i Kosovës i referohet shtetit “Kosova Metohija” në profilin e tij

KushtrimGuraj

Koalicioni i Tahirit me VV-në, Abdixhiku del edhe me një paralajmërim

KushtrimGuraj

Bie çmimi global i naftës

KushtrimGuraj