Telenews

Rrufeja vret 24 persona në Indi

 

 

24 persona janë vrarë nga rrufeja dhe rreth 23 janë lënduar nga shirat në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, gjatë dy ditëve të fundit, njoftojnë mediat e huaja.

Gujarat u godit nga shirat e dendur të shoqëruar nga stuhi breshëri të dielën dhe sot, me disa zona që regjistruan 144 mm shi në 24 orë. Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka parashikuar se shirat do të vazhdojnë në disa pjesë të shtetit edhe të hënën.

Gujarat është i njohur për fatkeqësitë e shumta natyrore. Në gusht 2020, 14 njerëz vdiqën në vetëm dy ditë për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve. Një vit më parë, në gusht 2019, 31 persona vdiqën si pasojë e përmbytjeve./Telenews/

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

KushtrimGuraj

KEK nxjerr në ankand hirin dhe zgurën – vlerë mbi 3 milionë euro, fiton kush ofron çmimin më të lartë

KushtrimGuraj