Telenews

Rruga Podujevë-Prishtinë, ministri Aliu ka një lajm

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se sot sapo kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Ai gjatë konferencës për media, potencoi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e shpronësimit dhe çështjen e projektit.

“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë”, tha ai.

Aliu u shpreh se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë, që do të jetë e ndarë në katër llote dhe tha se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Ministri Aliu shtoi se kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë euro, derisa shtoi se në parashikimin e buxhetit ka qenë 22.3 milionë.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta