Telenews

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit.

Kështu bëhet e ditur në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje ku u publikua edhe videoja që tregon rrugën.

‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë. Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, thuhet tutje në postimin e VV-së në Facebook.

Të ngajshme

Arrestohen dy të dyshuarit për rrahjen e rëndë sot në Pejë

Donat Hashani

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, ja çka folën

Donat Hashani