Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, foli edhe për raportet e tij me ish-gjeneralin e UÇK-së, Agim Çeku.
Rubin tregoi se gjatë negociatave të kohës së luftës, kishte takuar komandantë të UÇK-së në zona të ndryshme për të diskutuar për procesin politik dhe për të shtyrë përpara zgjidhje paqësore.
Në një prej këtyre takimeve me Agim Çekun, Rubin ka zbuluar se kishin festuar bashkë një moment historik – transformimin e UÇK-së.
“Me gjeneral Çekun pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së”, ka deklaruar Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
Kjo deklaratë është pjesë e dëshmisë së tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.