Ylli i Gjermanisë, Antonio Rudiger, bëri një tallje më njërin nga lojtarët e Japonisë, kur ishin duke fituar 0-1, por në fund humbën 2-1.
Ilkay Gundogan i dha epërsinë skuadrës së Hansi Flick në pjesën e parë, përpara se dy golat e pjesës së dytë nga skuadra japoneze të përfundonin një rikthim mahnitës për samurajët.
Një moment qesharak ishte gjatë ndeshjes, kur mbrojtësi i Real Madridit ndoqi një top të gjatë ndërsa lëvizte përpara Takuma Asano dhe vendosi të ndryshojë qëndrimin e tij të vrapimit në një mënyrë që fansat e përshkruan si sfilatë dhe qëndrim prej jo profesionisti.
https://twitter.com/pundit_jay/status/1595432859397156866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1595432859397156866%7Ctwgr%5E22d98a636a1dfa8ea0e0638751229a72ba463ca1%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frudiger-u-tall-asanon-gjate-ndeshjes-nje-vrapin-qe-nuk-ka-hije-nje-profesionisti-por-ne-fund-japonezet-festuan-para-syve-te-tij%2F
Megjithatë, skuadra japoneze qeshi e fundit pasi më pas shënoi dy herë për të fituar të tre pikët.
Ritsu Doan shënoi në portën e Manuel Neuer pë të barazuar, ndërsa Takuma Asano shënoi për epërsi e japonezëve.
Më pas, erdhën skenat mahnitëse ku shihej Asano të hakmerrej ndaj Rudigerit.
Japan celebrated their victory right in front of Rudiger 👀 pic.twitter.com/jny6Fh8lwq
— ESPN UK (@ESPNUK) November 23, 2022
Gjermania pas kësaj humbje është në një pozitë të vështirë tashmë në Kupën e Botës, pasi ata përballen më pas me Spanjën dhe nuk kanë marrë ende asnjë pikë.

