Telenews

Rusia dhe NATO-ja “përplasen” në ajër, publikohen pamjet

Janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur një avion luftarak rus Su-35 ishte vetëm disa metra larg një droni francez Reaper në Mesdhe, sipas zyrtarëve francezë.
Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sébastien Lecornu, postoi pamjen e pikës së shikimit nga droni MQ-9, ndërsa ai fluturonte mbi det të dielën. Videoja tregon avionin luftarak Sukhoi që kalon shumë pranë dronit francez, një manovër që Lecornu e cilësoi si “të rrezikshme”. Ai tha se avioni realizoi “tre kalime të afërta radhazi”, që mund të kishin çuar në “humben e kontrollit të dronit”.
Lecornu e përshkroi këtë veprim si një “aksion të qëllimshëm, joprofesional dhe agresiv që është i papranueshëm”. Ai theksoi se Franca do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur liritë e lundrimit në hapësirat ndërkombëtare ajrore dhe detare. Sipas tij, droni ishte në një mision mbikëqyrës në atë moment, shkruan A2 CNN-i.
Përfaqësuesit e Rusisë ende nuk kanë komentuar incidentin. Rusia ka siguruar më parë se “të gjitha fluturimet” janë realizuar “në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore” gjatë përplasjeve të ngjashme.
Në mes të pasigurisë për rolin e Shteteve të Bashkuara në Europë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi një plan 800 miliardë euro për të rindërtuar ushtritë e vendeve të BE-së, duke përfshirë Francën. Kjo ndodhi përpara një takimi urgjent të liderëve europianë në Bruksel, ndërsa presidenti i Ukrainës, Zelensky, pritet të kthehet për të rënë dakord për një marrëveshje për mineralet me presidentin Trump.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj