Telenews

Rusia dyshohet se ka penguar navigimin në aeroplanin e Von der Leyen mbi Bullgari

Aeroplani brenda të cilit ishte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është goditur nga bllokimi i GPS-it mbi Bullgari në një operacion të dyshuar rus.

Sipas AP, avioni është ulur në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Plovdivit dhe Von der Leyen do të vazhdojë turneun e saj të planifikuar në vendet e Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kështu ka thënë zëdhënësja, Arianna Podesta.

“Ne mund të konfirmojmë se ka pasur bllokim të GPS-it”, tha Podesta. “Kemi marrë informacione nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ishte për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia”.

Von der Leyen, një kritike e ashpër e presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftës së Moskës në Ukrainë, është në një turne katër-ditore në vendet e BE-së që kufizohen me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë.

“Ky incident në fakt nënvizon urgjencën e misionit që presidenti po kryen në shtetet anëtare në vijën e parë”, tha tutje zëdhënësja.

Ajo tha se Von der Leyen i ka parë “nga afër sfidat e përditshme të kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj”.

“Dhe, sigurisht, BE-ja do të vazhdojë të investojë në shpenzimet e mbrojtjes dhe në gatishmërinë e Evropës edhe më shumë pas këtij incidenti”, tha ajo.

 

Të ngajshme

E rrëmbyen dhe e dërguan në një vilë, arrestohet një person në Bresalc të Gjilanit

Erzana Fazliu

Dy të arrestuar në Ferizaj, u kapën me kokainë dhe me mbi 15 mijë euro

Valjeta Turkaj

Sulmet e reja izraelite në Gaza shkaktojnë vdekjen e 60 palestinezëve

Valjeta Turkaj