Telenews

RUSIA E PUTINIT VENDOS TA SHET GAZIN VEÇ ME RUBLA, SCHOLZ S’IA PAGUAN ME TO!

Vladimir Putin mori një vendim të madh, të enjten. Ai dekretoi ligjin me të cilin obligon shitjen e gazit të Rusisë vetëm në monedhën nacionale të këtij shteti, rublën.
Kontratat e deritashme që definonin blerjen me euro ose dollarë, nuk do të respektohen.
“Nëse pagesat e tilla nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë një falimentim nga ana e blerësve, me të gjitha veprimet që pasojnë. Askush nuk na shet asgjë falas dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi – domethënë kontratat ekzistuese do të ndërpriten.”deklaroi presidenti i Rusisë.
Ky vendim ndihmoi rublën të ngjallet, pas rënies në nivelet më të ulëta, kur u pushtua Ukraina.
Evropianët thanë qysh para disa dite se nuk e respektojnë verdiktin e Putinit, pasi kontratat e mëhershme janë valide dhe në to thuhet se pagesat mund të bëhen me valuta tjera.
“Pjesë e kontratës është edhe monedha në të cilën bëhet pagesa e që është euro ose dollarë. Dhe kjo është diçka që vlen edhe më pas.” tha kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një samiti të NATO-s
Vendet anëtare të BE-së i paguajnë nga 250 milionë euro çdo ditë për gaz Rusisë. Kjo e fundit furnizon me këtë lëndë djegëse një të tretën e Evropës.

Të ngajshme

Gjykata merr vendim për grupin kriminal i dyshuar për shpëlarje të parave

Donat Hashani

Sveçla reagon pas plaçkitjeve e krimeve të shumta në ditët e fundit

Donat Hashani

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Donat Hashani