Telenews

RUSIA KËRCËNON HAPUR BOSNJE-HERCEGOVINËN

Në një intervistë në televizionin “FTV”, Kalbukhov është shprehur: “Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtar i diçkaje, ajo është çështje e brendshme. Tjetër gjë është reagimi ynë. Në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh. Nëse ka kërcënime, ne reagojmë”.
Sipas ambasadorit rus, është Perëndimi ai që përbën kërcënim për Bosnjën: “Nuk kemi asnjë plan. Nuk fusim hundët në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Ne thjesht do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike”.
Ndërkohë, nuk vonoi edhe përgjigjja ndaj deklaratave të ambasadorit rus. Presidenti i turnit, kroati Zeljko Komsic, dënoi “me shumë forcë” fjalët e diplomatit rus.
“Mesazhi i ambasadorit rus mbi reagimin e Rusisë, duke na treguar shembullin e Ukrainës, është kërcënim i pastër dhe diçka e papranueshme për Bosnjë-Hercegovinën. Fjalët e tij nuk janë kërcënim vetëm për ne, por për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Komsic.
Edhe ambasada e Bashkimit Europian në Bosnjë kritikoi fjalët e diplomatit rus, duke i quajtur “të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se “asnjë vend i tretë nuk ka zë në marrëveshjet e sigurisë mes NATO-s dhe shteteve sovrane”./A2CNN

Të ngajshme

Ushtari i FSK-së dyshohet se u plagos nga kolegu në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

Valjeta Turkaj

Humb jetën në vendin e punës një shqiptar në Greqi

Valjeta Turkaj