Telenews

Rusia konfirmon se nuk do të zgjasë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi

Rusia ka njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në se është kundër zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi.

Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas, një produkt thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës. Megjithatë, me përfundimin e saj ditën e sotme, Rusia sinjalizoi se nuk do të lejonte një zgjatje pasi ajo nuk kishte asnjëlloj përfitimi në atë marrëveshje.

Moska ka kërkuar që të hiqen pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave, dhe shpesh herë ka shprehur ankesa për mospërmbushjen e pikave të saj të marrëveshjes. Disa orë përpara se Rusia të konfirmonte se po i jepte fund marrëveshjes, u raportuan shpërthime në urën e Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë.

Kremlini tha se ndërprerja e marrëveshjes, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, nuk kishte asnjë lidhje me sulmin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në vend të kësaj tha se pjesët e paketës në lidhje me Rusinë nuk u përmbushën – dhe se marrëveshja do të kthehej vetëm kur ato të korrigjoheshin.

Të ngajshme

Raportohet për kaq të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Donat Hashani

Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin kosovar për therjen e mësueses në Essen

Valjeta Turkaj

Detaje të reja nga sulmi në Gjermani: Policia qëllon me armë 18-vjeçarin nga Kosova që dyshohet për therjen e mësueses

Valjeta Turkaj