Telenews

Rutte mbështet thirrjen e Trump për ndalimin e luftës në Ukrainë në vijën aktuale të frontit

rutte-mbeshtet-thirrjen-e-trump-per-ndalimin-e-luftes-ne-ukraine-ne-vijen-aktuale-te-frontit

Rutte mbështet thirrjen e Trump për ndalimin e luftës në Ukrainë në vijën aktuale të frontit

Ai shtoi se dialogu do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim dhe se NATO do të përdorë të gjitha mjetet e saj për të mbështetur këtë vizion.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur mbështetje për thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalin luftime në vijën e frontit ku ndodhen aktualisht.

Në përgjigje të një pyetjeje se a duhet të ketë armëpushim para bisedimeve për paqen, Rutte tha:

“Dëgjohet thjesht, por pikërisht kjo është e nevojshme. Pra, unë pajtohem plotësisht me të. Stop ku jeni tani – ky është mesazhi kryesor”.

Ai shtoi se dialogu do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim dhe se NATO do të përdorë të gjitha mjetet e saj për të mbështetur këtë vizion.

“Jam këtu për të ndihmuar që të arrihet gjithçka që NATO mund të bëjë – unë vetë, përfaqësuesit e përhershëm, të gjithë ne – për ta bërë këtë vizion realitet”.

Të ngajshme

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

E diela ‘ditë pushimi’ për Kurtin? Limaj i tha “Jo për qeveri, suksese ty”

KushtrimGuraj

Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran

Donat Hashani