Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka shkruar në profilin e tij në “X” lidhur edhe me takimin që ka pasur sot me ushtarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.
Rutte, ka thënë se prania e NATO-s në Kosovë është një demonstrim konkret i përkushtimit të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.
“Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Rutte.
