Telenews

Sa është numri i papunësisë në Kosovë?

Kosova vazhdon të mbetet vendi me popullsinë më të re në Evropë, e po ashtu me numrin të lartë të papunësisë.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tre mujorin e parë të vitit 2022 shkalla e papunësisë në vend është 16.6 përqind.

“Sipas tremujorit të parë të AFP-së 2022 në Kosovë ka pasur 77,220 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 51,863 nga të cilët ishin meshkuj dhe 25,357 femra. Shkalla e papunësisë ishte 16.6 %, më e lartë ishte tek femrat me 18.9% se sa te meshkuj, 15.6 % . Krahasuar me tremujorin paraprak të AFP-së (TM4-2021) në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 2.4%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 1.4%, përderisa te femrat kjo rënie ishte me 5.2%. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2021) të AFP-së në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 9.2%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 8.6% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 10.8%”, thuhet në raportin e ASK-së. /Telenews.al/

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj