Telenews

Sa janë të besueshëm njehsorët e KEDS-it që masin hargjimet e rrymës?

Se njehsorët e KEDS-it që e masin energjinë elektrike të hargjuar nga qytetarët, nuk janë të sigurtë, kanë lënë të nënkuptohet edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ditëve të fundit, njëra prej temave kryesore në vend ka qenë edhe ajo e energjisë elektrike me të cilën qytetarët kanë punë pothuajse në çdo moment.

Për të qenë realë, në vitet e fundit nuk është se ka pasur reduktime të rrymës, por me krizën e shkaktuar në mbarë botën nga luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës, mungesa e saj dhe shtrenjtimi i megavatëve u vërejtën menjëherë.

E në Kosovë, përpos mungesës së energjisë elektrike, banorët përballen edhe me një hall tjetër i cili i preokupon shumë, me një dalje në teren dhe anketë të thjeshtë, shumica e tyre ankohen se njehsorët që masin hargjimet e rrymës, nuk e pasqyrojnë rezultatin real të hargjimit të tyre.

Nisur nga fakti se mbi 80% e qytetarëve ankohen, gjithë këto ankesa ngritin dyshimet se kualiteti i tyre nuk është adekuat, apo ndoshta edhe manipulohet me ta, madje

Për të hequr pak dyshime tek qytetarët, Telenews.al kontaktoi fillimisht me Zyrën e Rregullatorit për Energji(ZRRE) e të cilët dhanë një përgjigjje si vijon:

Ju informojmë se të gjithë njehsorët e rinj që përdoren nga KEDS fillimisht duhet të jenë sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të aprovuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrëses dhe Tregtisë, andaj edhe e gjithë përgjegjësia për licencimin e njehsorëve elektrik është në Agjencinë të Metrologjisë së Kosovës”, shkruan fillimisht në përgjigjje.

Sa i përket pyetjes se a ka ndonjë kontrollë strikte nga ana e ZRRE dhe a lëshohet licencë për çdo markë të njehsorëve që vihen në funksion nga ana e KEDS-it:  ”ZRRE ju informon se nuk lëshon licenca për njehsorët e licencuar dhe të përdorur nga KEDS”, mbyllet deklarimi i tyre.

Telenews.al e vazhdoi hulumtimin duke kontaktuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të cilët e konfirmuan se përgjegjëse për njehsorët elektrikë në vend, është Agjencia e Metrologjisë e cila funksionon si pjesë e MINT-së.

Për vendosjen në treg/përdorim të njehsorëve të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës, zbatohet Ligji nr. 06/L-037 për Metrologji, respektivisht  “Rregullorja (MTI) nr.06/2016 për mjetet matëse” për njehsorët elektrik të energjisë aktive dhe “Rregullorja (MTI) nr. 02/2021 për mjetet matëse ligjërisht të kontrolluara” për njehsorët elektrik të energjisë reaktive”, thanë nga Ministria.

E në këtë nen të ligjit për Metrologji i botuar në faqen zyrtare të Ministrisë shkruan: ”Prodhuesi duhet të specifikojë mjediset klimaterike, mekanike dhe elektromagnetike në të cilat ka për qëllim të përdoret mjeti matës, furnizimin me energji elektrike dhe sasitë e tjera me ndikim të cilat kanë gjasa të ndikojnë në saktësinë e tij, duke marrë parasysh kërkesat e caktuara në shtojcat specifike për mjetin matës”.

Ndërsa në shtojcë të ligjit shkruan: ”Një mjet matës duhet të siguroj nivel të lartë të mbrojtjes metrologjike në mënyrë që çdo palë e prekur mund të ketë besim në rezultatin e matjes, dhe do të jetë i
projektuar dhe prodhuar në një nivel të lartë të cilësisë në lidhje me teknologjinë e matjes dhe sigurinë e të dhënave të matjes”, por se sa aplikohet kjo tek qytetarët e Kosovës, dyshimet mbeten të mëdha.

Për të gjitha këto dyshime të qytetarëve me njehsorët e lëshuar në funksion për ta, Telenews.al ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e kompanisë që i ka në menagjim njehsorët-KEDS-in, Viktor Buzhala, por që i njëjti ka qenë i paçasshëm deri në këto momente dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigjje.

Të kujtojmë se shumë vite më parë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte marrë vendim për ndalesën e disa njehsorëve në tregun e Kosovës pasiqë thuhej se ishin aprovuar jashtëligjshëm matësit e energjisë elektrike e po të njëjtit, nuk i kishin kaluar tri teste që janë bërë në një institut në Holandë. Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte nisur hetim për rastin e njehsorëve dhe ishin arrestuar tre persona edhe disa të tjerë ishin hetuar për shkak të dyshimeve se njehsorët nuk masin saktë.

Me gjithë dyshimet e bazuara, 25 mijë njehsorët “Kohler” kishin mbetur të instaluar pasi kompania ishte ankuar ndaj vendimit të Agjencisë së Metrologjisë për ndalimin e instalimit të tyre në territorin e Kosovës.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi