Telenews

Sami Lushtaku: Albini mundet me m’kap veç për k…

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për Gazetën Express është shprehur i mllefosur me deklaratën e zëvendësministrit Durmishi i cili tha se ua ka prishë planet njerëzve të Sami Lushtakut për të përfituar në ministrinë e Infrastrukturës.
Lushtaku tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.
Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.
Lushtaku tha se Durmishi po shpif për të në mënyrë që ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet në ministri dhe për të njëjtin ka paralajmëruar padi.
Ai është duke gënjy dhe po dëshiron me e zhvendosë vëmendjen prej skandaleve ne ministri duke shpifë për mu. E kam thirrë avokatin tem dhe shpejt ka me u përgatitë padia kundër zëvendësministrit Durmishi dhe ministrit Aliu”, tha Lushtaku.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.
Durmishi thotë se me kontratat e mirëmbajtjes, ata ia kanë shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani