Telenews

Samir Mane premton donacion për Skenderajn

Biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane, ka bërë të ditur se përmes fondacionit të tij, Mane Foundation, do të ndajë një donacion prej dhjetëra mijëra eurosh për Komunën e Skenderaj.

Këtë njoftim ai e dha gjatë pjesëmarrjes si mysafir në emisionin Oxygen, ku theksoi se mbështetja do të fokusohet në një nga dy sektorët kryesorë: arsimin ose shëndetësinë.

Sipas Manes, investimet në këto fusha janë thelbësore për zhvillimin afatgjatë të komunitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Ky premtim vjen si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të fondacionit për të kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik në hapësirat shqiptare.

Pritet që në ditët në vijim të bëhen publike më shumë informacione lidhur me destinimin e saktë të këtij donacioni dhe projektet që do të mbështeten në Skenderaj.

Video: https://www.facebook.com/share/v/1G7D1Y7TWV/?mibextid=wwXIfr

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj