Telenews

Samsung po sjell telefonin e ri që paloset tre herë

Vetëm është përfolur se Samsung po përgatit një smartphone me tri palosje, duke ndjekur hapat e Huaweit, por duke zgjedhur një rrugë tjetër kur bëhet fjalë për mënyrën e palosjes, pasi është zgjedhur forma e shkronjës “G” në vend të stilit “Z” të Huaweit.

Zgjidhja e Samsungut ka përparësinë që, kur pajisja është “e mbyllur”, ekrani i palosshëm nuk është fare i ekspozuar, ndërsa është ndryshe te smartphone Huawei Mate XT.

Nga ana tjetër, disavantazhi i zgjidhjes së Samsung-ut është se kërkon një ekran tjetër të jashtëm.

Dëgjohet një thashethemë e re nga Koreja e Jugut që thotë se Samsung do të prezantojë pajisjen me tre palosje së bashku me modelet e ardhshme Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7, dhe kjo do të ndodhë më së shumti në korrik, nëse kompania do të ndjekë të njëjtin afat kohor si vitin e kaluar.

Para prezantimit, Samsung do të fillojë blerjen e pjesëve për smartphone-in në prill, kur gjithashtu pritet të fillojë prodhimi masiv.

Smartphone i Samsung-ut me tre palosje do të ketë një ekran 9,96 inç kur është i hapur, si dhe një ekran të jashtëm 6,49 inç.

Kompania pritet të prodhojë vetëm 200 mijë njësi të këtij aparati, dhe shitjet mund të jenë të kufizuara vetëm në disa shtete.

Të ngajshme

“Chat-GPT” arrin në 400 milionë përdorues

KushtrimGuraj

Toyota do të zbulojë një crossover të ri elektrik brenda dy javësh

Valjeta Turkaj

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

KushtrimGuraj