Telenews

“Sanduloviq po dërgohet në burg, jeta e tij është në rrezik”, flet avokati i politikanit që u rrah nga BIA serbe

 

 

Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ndërsa avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se Sanduloviq po dërgohet në burgun qendror në Beograd nga Emergjenca ku dje u shtrua pasi u raportua se ishte rrahur nga zyrtarë të shërbimit sekret.

Avokati Stojkoviq ka thënë se Sanduloviqi po transferohet në burg kur “jeta e tij është në rrezik”.

“Ata po e largojnë sepse Nikola vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është akuzë zyrtare dhe formale ndaj tij. Më lejoni të përsëris, akuza zyrtare ndaj tij është se ka përhapur urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varret e shqiptarëve duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, ka shkruar ai në plaformën X.

Sipas avokatit, Stojkoviq është rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për këtë arsye: “sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë”.

Të ngajshme

Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 7 prill

Erzana Fazliu

Vetëvrasje në Suharekë, gjendet i varur punëtori i QKMF-së

Valjeta Turkaj