A mëndon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve që bëre me Drilonin?
Në darkën e finalistëve, Sara është pyetur nga publiku se “a mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve që bëre me Drilonin?”.
Ajo ishte absolutisht kundër kësaj, ku tha se secili nga katër finalistët e tjerë e kanë ndihmuar që ta nxjerrin më të mirën e anës sime.
“Nuk besoj që jam këtu për shkak të një personi. Secili prej nesh jemi këtu për shkak të personalitetit tonë, si e kemi menaxhuar situatën dhe marrëdhënieve që i kemi krijuar me njëri-tjetrin”.
“Unë besoj që publiku e ka kuptuar shumë mirë Sarën. Nëse do të ishte dikush deri këtu për flirtime, ne kemi pasur çifte të mirëfillta, që nëse do të ishte për këtë, do të ishin në tavolinë”, tha Sara.