Telenews

Sara shuan dilemën, tregon diferencën në moshë me Bardhin

Sara Gjordeni, moderatorja e ‘She’s on Top’, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask Me”.

Ndër pyetjet e shumta që kishin të bënin me jetën e saj private, ajo nuk ka hezituar t’u japë përgjigje edhe atyre që lidhen me partnerin e saj, këngëtarin Bardhi.

Siç shihet në imazhin e publikuar, një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt: “Doja të pyesja, ti je më e madhe se Bardhi?”.

Sara është përgjigjur me sinqeritet duke shuar kureshtjen e të gjithëve:

“Po, unë jam 10 muaj më e madhe se Bardhi”.

Kjo diferencë e vogël duket se nuk ka pasur asnjë ndikim në harmoninë e tyre, pasi dyshja po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës.

Kujtojmë se çifti, romanca e të cilëve lindi brenda formatit Big Brother VIP Albania 3, janë tashmë prindër të një vajze të quajtur Nea.

Por lajmet e bukura nuk ndalen këtu, pasi vetëm javën që lamë pas, Sara konfirmoi zyrtarisht se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Screenshot

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj